Kombëtarja bie pas gati 2 vitesh në “Air Albania”. Gjeorgjia që kryeson grupin e Ligës së Kombeve e mundi me rezultatin 1-0 këtë të martë përfaqësuesen kuqezi që nuk shfrytëzoi mbështetjen një stadiumi të mbushur me tifozë.
Shqipëria e nisi takimin vetëm me një ndryshim në dallim nga ndeshja me Ukrainën. Në vend të Qazim Laçit luajti Arbër Hoxha. Pjesa e parë ishte e barabartë për atë që u pa në fushë. Rei Manaj pati mundësi për të shënuar që në minutën e tretë, por goditja e tij u ndal nga mbrojtësit gjeorgjianë.
Hoxha, Asllani apo Asani krijuan mundësi të tjera, por edhe kundërshtarët ushtruan presion. Në të 61’ Hoxha i la vendin Laçit, duke kthyer formacionin ashtu si në përballjen me Ukrainën. Me kalimin e minutave Shqipëria krijoi aksione duke synuar golin.
Por ishin kundërshtarët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 71’. Goditja e Kochorashvili nga jashtë zone shtangu mbrojtjen shqiptare dhe portierin Strakosha. Pas golit të pësuar, Seferi u aktivizua në vend të Manajt, ndërsa debutuesi Sebastjan Spahiu zëvendësoi Asanin.
Prej minutës së 82’ në lojë u përfshi edhe Uzuni, por kjo nuk mjaftoi që Shqipëria të shpëtonte nga humbja. Madje miqtë iu afruan edhe golit të dytë me Strakoshën, i cili kësaj here ndali goditjet e gjeorgjianëve.
Ndeshjet e radhës që do të luhen muajin e ardhshëm do të jenë të dyja në transfertë ndaj Çekisë që mundi 3-2 Ukrainën dhe sërish ndaj Gjeorgjisë. Këto takime do t’i ndiqni si zakonisht në TV Klan.
Tv Klan