Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Si do të dukemi në vitin 2050, pamjet trishtuese të njeriut

Një studim i fundit tregon, sesi do të jetë pamja e njerëzve në vitin 2050 nga mungesa e gjumit. Të kërrusur, me dhimbje shpine, humbje kujtese, janë këto disa nga pasojat fizike, për shkak të mungesës së gjumit dhe përdorimit të teknologjisë. Pamjet, që shoqërojnë studimin, janë vërtetë trishtuese.

“Mund të mos ishte djali 11 vjeç gjallë, në shtëpi me shenja”, denoncimi

Mamaja e një 11 vjecari nga Tirana denoncon dhunën masive, që i është bërë djalit të saj 11 vjecar në 11 mars 2024 jashtë oborrit të Shkollës 9 vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12,14,17 vjec. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në tik tok aktin e tyre.Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll, pa u marrë provat e duhura.Mamaja denoncuese e 11 vjecarit deklaron, se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.Në komisariatin numër 4 takojmë personin, që u mor me ngjarjen,Pajtim Canka, i cili shmnaget, duke thënë, se cështjen e mori më vonë një kolegu i tij.Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi cështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal.Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, i moshuari le qelinë

Në 12 nëntor të këtij viti transmetuam një ngjarje të ndodhur në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, ku një 70 vjecar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10 vjecare nga po i njejti fshat. Iqmet Skënderi përfundoi në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë. Iqmeti, thonë ata që e njohin, prej më shumë se 25 vitesh shet në një dyqan në fshat, ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie. Vetë Iqmet Skënderi tregoi nga burgu i Drenovës, se dy ditë, para se të akuzohej, ai pati një konflikt me mamanë e vajzës 10 vjecare, Marselën, pasi kjo e fundit i kërkonte shpesh telefonin, për të denoncuar të shoqin në polici.Atë ditë Iqmeti nuk ia dha telefonin dhe e përzuri nga dyqani.Dy ditë më pas Marsela sajoi historinë e ngacmimit, pasi sic pranon vetë, zotëria nuk i shërbeu vajzës. Pas një ore Iqmeti u arrestua. Sipas të dhënave në dosjen hetimore akuza ndaj Iqmetit është vetëm deklarata e vajzës dhe asnjë provë tjetër apo një hetim i thelluar, që do të conte në zbardhjen e të vërtetës.Pas transmetimit tonë, Gjykata e Apelit në Tirane ka ndryshuar masën e sigurisë nga ajo me burg në Burgun e Drenovës në arrest shtëpie.Tani pritet të gjykohet cështja në themel, që Iqmet Skënderi të lirohet nga kjo akuzë e montuar.

/tvklan.al