Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Mysafiri i paftuar shfaqet në derë të shtëpisë, rrezikon banorët


Një aligator gjigand ka hyrë në derën e një shtëpie të banuar në Florida të SHBA-ve. Videoja, që është bërë virale, është filmuar nga e zonja e shtëpisë, që kishte dalë për të shëtitur qenin e saj.

Gjobiti mikun e kryetarit, kryeinspektori i territorit “fluturon” nga puna


Gëzim Sina, kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Rrogozhinë, denoncon në, se e humbi vendin e punës, pasi gjobiti dhe pezulloi ndërtimin pa leje të mikut të kryebashkiakut.Menjëherë pas gjobës, në një mbledhje urgjente, u tha, se do të hapeshin konkurse për pozicionet e drejtorëve në bashki. Por në fakt u hap konkurs vetëm për vendin e Gëzimit dhe procedura u zhvilua me një kandidat të vetëm.Ne takuam kryetarin e Bashkisë Edison Memolla, i cili tha, se konkursi u hap për të gjitha drejtoritë, por për momentin u zëvendësua vetëm pozicioni i Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit.Drejtoresha e Zyrës Juridike Enkelejda Ballabani, shpjegon, se konkursi është bërë sipas rregullave, por në garë u paraqit vetëm një konkurent, ndaj dhe ky i fundit u shpall fitues.

Fqinjët zihen me fjalë të fundit për një derë, toka rezulton shtet


Jemi në Petrelë, pasi shtetasi Tahir Myzyri ka një problem. Ai thotë, se fqinji i tij vuri një portë me mirëkuptim për dy muaj në tokën e Myzyrit, por nuk e hoqi më.Kjo cështje është kthyer në objekt debati.Hilmi Aga, kryetari i fshatit, shpjegon, se prej vitesh është kryeplak dhe aty ka qenë rrugë këmbësore.Hysen Myzyri, një prej denoncuesve, thotë, se e ka cuar problemin deri te kryeministri e te presidenti. Sipas tij, topografi e vërteton, që aty është rrugë kalimi.Ne kontaktuam me palën tjetër, por zoti Morina, nuk na ktheu përgjigje, kur i kërkuam dokumentacionin.Pas interesimit tonë,IMT dhe IKMT kanë konstatuar kundërvajtjen e problemin, pasi rruga rezulton shtet.