Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Tullat në tokë, shpikja e banorëve te Unaza e Re!
Në Unazën e re, të përuruar së fundi, qytetarët kanë filmuar tulla të hedhura përtokë.
Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën, askush s’e ka me letra
Jemi në Selitë të Tiranës, ku takojmë zonjën Sadete Koci, e cila na tregon, se në verë, ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj, për një gardh, që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj Skënder Koci. Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg, pasi kishte patur dhe raste të tjera denoncimesh, ndërsa kunati Kujtim Koci, u la në arrest shtëpie. Sadetja tregon, se kunata e saj ia ka shtyrë djalin në ferra.Ne u takuam me Kujtim e Sanije Kocin, të cilët thanë, se Skënderi pi dhe është konfliktual. Por ata mohojnë dhunën ndaj kunatit, kunatës dhe të birit.Ne kontaktuam edhe me kryeplakun e shqyrtuam hartografinë. Rezulton, se vëllezërit e familjet e tyre konfliktohen fizikisht për një pronë, që askush nuk e zotëron me dokumenta.
Humb shikimin nga tumori në kokë, kalvari për statusin e verbërisë
Në Porodinë të Korcës jeton familja Mekaj, ku Erjoni, 39 vjec, për shkak të një tumori në kokë, ka humbur shikimin. Luani, babai i tij, na tregon vështirësitë e jetesës dhe mosmarrjen e përgjigjes, nëse e ka përfituar statusin e verbërisë, që nga nëntori, kur doli në komisionin epror. Ne takuam administratorin shoqëror në njësinë Bulgarec, i cili na tregoi hapat, që ka ndërmarrë, por sipas tij, përgjigja mund të vonojë.Më pas u lidhëm me Shërbimin social shtetëror në Tiranë, ku na bënë me dije, se përgjigja është pozitive dhe Erjoni përfiton grupin e parë me shoqërues. Ne vumë në lëvizje drejtorinë rajonale të Korcës, për të cuar dosjen sa më shpejt në njësinë administrative.