Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Krujë mbrëmjen e së hënës. Ai u përplas nga një makinë Thumanë. Policia njoftoi se viktima ishte duke ecur në këmbë në momentin e ngjarjes.
“Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al