Burgim të përjetshëm kërkoi Prokuroria e Tiranës për Roland Pulën, të cilin e akuzon për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi.
Dy të fundit u qëlluan me kallashnikov 4 vite më parë në fshatin Gramëz të Krujës dhe ndërruan jetë rrugës për në spital.
Prokuroria thotë se ngjarja ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, teksa autori u zuri pritë pranë shtëpisë ku i qëlloi për vdekje.
Tv Klan