Edi Martini është rikthyer në stol, pak javë pasi u largua nga drejtimi i Teutës. Tekniku shkodran do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.
Trepça njoftoi emërimin e 50-vjeçarit, për të cilin do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë si trajner.
Trepça militon në Ligën e Parë në Kosovë, ndërsa Martini do të gjejë si rival Mirel Josën, i cili pak ditë më parë u emërua te Vllaznimi.
“Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Edi Martini, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës sonë
Me një karrierë të pasur dhe një filozofi të lojës, Martini sjell përvojë, disiplinë dhe ambicie për një ekip të fortë dhe konkurrues. I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri”, thuhet në njoftimin e klubit.
/tvklan.al