Vetëm pak muaj pas shkarkimit nga drejtimi i Manchester United, Erik Ten Hag mund të rikthehet në stol.

Sipas asaj që raportohet nga “AD.nl”, Feyenoord po mendon t’i besojë stolin ish-trajnerit të Ajax.

Klubi shkarkoi Brian Priske dhe ka nisur nga punë për të zgjedhur “timonerin” e ri. Ten Hag e njeh mirë kampionatin holandez, sepse drejtoi Ajax-in, nga viti 2018 deri në vitin 2022, me të cilët fitoi titullin kampion tre herë.

Feyenoord mban vendin e pestë në renditje, me 39 pikë të grumbulluara në 21 javë kampionat.

/tvklan.al