Këtu përfundon edhe ky raportim live i ceremonisë së “Topit të Artë”. Rodri u shpall fitues i çmimit prestigjioz për këtë vit. Çmime u ndanë edhe në disa kategori të tjera për futbollin e meshkujve dhe femrave.
Më poshtë mund të ndiqni të gjitha lajmet. Që nga fituesit e çmimeve, renditja e “Topit të Artë” dhe gjithçka ndodhi mbrëmjen e sotme në Paris.
Të gjitha mund t’i ndiqni këtu ndërkohë që ne ju themi natën e mirë dhe shihemi në të tjera raportime në Tvklan.al!
Si u ndanë çmimet e ceremonisë “Topi i Artë 2024”:
Rodri – “Topi i Artë” për meshkuj
Aitana Bonmati – “Topit i Artë” për femra
Lamine Yamal – “Talenti i Vitit”
Harry Kane & Kylian Mbappe – trofeu “Gerd Muller” (dy sulmuesit më të mirë të vitit)
Emiliano Martinez – “Portieri i Vitit”
Carlo Ancelotti – “Trajneri i Vitit”
Emma Hayes – “Trajnerja e Vitit” për femra
Real Madrid – “Ekipi i Vitit” për meshkuj
Barcelona – “Ekipi i Vitit” për femra
Jennifer Hermoso – Çmimi “Socrates”
Rodri: Ditë e veçantë për mua dhe vendin tim
Rodri dukej shumë i emocionuar teksa ngrinte “Topin e Artë”. Pavarësisht bojkotit nga Real Madrid dhe kundërshtimeve sonte, duhet të pranojmë se vitet e fundit spanjolli ka qenë një lojtar kyç për kombëtaren dhe ekipin e Manchester City ku luan.
“Një ditë shumë e veçantë për mua, për familjen time dhe për vendin tim”, tha ai në fjalën e tij.
Rodri nuk ngurroi të motivojë edhe shokun e skuadrës te Spanja, Lamine Yamal. “Do ta fitosh një trofe të tillë një ditë miku im. Vazhdo puno fort”, tha spanjolli.
Rodri fiton “Topin e Artë”
Rodri është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024. Mesfushori i Manchester City-t, mori çmimin më të rëndësishëm në aspektin individual, ndërsa u ngjit në skenë me paterica për shkak të dëmtimit. Lojtari spanjoll ishte vendimtar me kombëtaren e tij në Europian, që kulmoi me fitimin e trofeut, por edhe një pikë kyçe te City, në fitimin e Premier League.
Në garën për “Topin e Artë”, mesfushori mposhti sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, i cili u rendit i dyti. Trofeun e “Topit të Artë” e dha George Weah, i cili e ka fituar atë në vitin 1995.
Renditja e plotë e “Topit të Artë”
1- Rodri
2- Vinicius Junior
3- Jude Bellingham
4- Dani Carvajal
5- Erlind Haaland
6- Kylian Mbappe
7- Lautaro Martinez
8-Lamine Yamal
9- Toni Kroos
10- Harry Kane
11- Phil Foden
12- Florian Wirtz
13- Dani Olmo
14- Ademola Lookman
15- Nico Williams
16- Granit Xhaka
17- Federico Valverde
18- Emiliano Martinez
19- Martin Odegaard
20- Hakan Calhanoglu
21- Bukayo Saka
22- Antonio Rudiger
23- Ruben Dias
24- William Saliba
25- Cole Palmer
26- Declan Rice
27- Vitinha
28- Alejandro Grimaldo
29- Aretm Dovbyk dhe Mats Hummels
Jemi shumë pranë fundit! Për pak minuta do të zbulohet edhe “Topi i Artë” për meshkuj.
Ju duhet të vazhdoni të qëndroni në këtë raportim live për të mësuar siç kemi bërë prej fillimit të mbrëmjes së sotme edhe fituesin më të rëndësishëm të kësaj ceremonie.
Aitana Bonmati, fituese e “Topit të Artë për femra”
Aitana Bonmati, është fituesja e “Topit të Artë”, për të dytin vit radhazi.
Futbollistja e Barcelonës, mahniti të gjithë në sezonin e fundit, me paraqitjet e treguara dhe ia doli të marrë çmimin më të rëndësishëm individual.
Bonmati ndihmoi Barcelonën në fitimin e titullit në Spanjë dhe triumfin në Champions League.
Pas marrjes së çmimit, ajo falënderoi bashkëlojtaret te Barcelona, por edhe presidentin Joan Laporta.
Carlo Ancelotti, “Trajneri i vitit”
Carlo Ancelotti është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit. Italiani, fitoi La Ligën me Real Madrid, por edhe Champions League.
Për Ancelottin shkoi trofeu “Johan Cruyff”. Ai nuk arriti ta marrë dot çmimin gjatë ceremonisë, për shkak se nuk ndodhej aty, ashtu si pjesa tjetër e Real Madrid.
Emma Hayes, “Trajnerja e vitit”
Emma Hayes, zgjidhet trajnerja më e mirë e vitit në futbollin e femrave.
Timonierja amerikane e Chelsea-t, ka marrë çmimin e veçantë. Pas këtij suksesi, ajo u shfaq shumë e lumtur.
Renditja e lojtarëve:
5- Erlind Haaland
6- Kylian Mbappe
7- Lautaro Martinez