Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e 16-të, në renditjen e “Topit të Artë”.

Mesfushori, fitoi titullin kampion në Gjermani me Bayer Leverkusen, së bashku me Kupën, ndërsa ishte edhe në finalen e Europa League.

Xhaka ishte një titullar i padiskutueshëm dhe lideri absolut në formacionin e Leverkusen, në një sezon historik për gjermanët.

Në mbrëmje do të zbulohet edhe fituesi i çmimit prestigjioz, në një ceremoni që do të zhvillohet në Paris.

Prej kohësh sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior shihej si favorit, por situata ka marrë rrjedhë tjetër. Nga Spanja u raportua se klubi madrilen, ka anuluar udhëtimin drejt Parisit, pasi mësuan se braziliani nuk do të jetë fituesi.

Aktualisht favoriti për të marrë “Topin e Artë” shihet mesfushori spanjoll i Manchester City-t, Rodri. /tvklan.al