Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Real Madrid, me shifrat e thella 4-0.
Tekniku gjerman, deklaroi se ndihet krenar me atë që tregoi ekipi i tij, ndërsa theksoi se skuadra u mbrojt shumë mirë.
Sipas Flick, Barcelona duhet të vazhdojë në këtë rrugë edhe për ndeshjet e radhës.
“Ky moment nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me ekipin, tifozët dhe klubin. Të gjithë jemi të lumtur, por tani po mendojmë për tifozët sepse ata e meritojnë. Jam krenar për këtë ekip, veçanërisht me portierin Inaki Pena. Jemi mbrojtur shumë mirë.
Kur fillova këtu, doja të krijoja një mjedis ku lojtarët mund të jepnin maksimumin. Mentaliteti i tyre është brilant. Nuk ishte e lehtë ndaj Real Madrid, por u mbrojtëm shumë mirë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Pas kësaj fitoreje, i kam dhënë lojtarëve dy ditë pushim shtesë”, deklaroi Flick.
Me këtë fitore, Barcelona shkëputet në krye me 30 pikë, ndërsa Reali mbetet i dyti me 24 pikë. /tvklan.al