Kylian Mbappe vijon të fitojë beteja ligjore me Paris Saint Germain për pagesa të pashlyera të pretenduara nga sulmuesi.
Liga Franceze e Futbollit i ka dhënë të drejtë Mbappe. Bëhet fjalë për 55 milionë euro pagë dhe shpërblime.
Në fakt klubi parisien ka të drejtë ta ankimojë, por për futbollistin është një tjetër hap drejt fitores së çështjes.
Kylian Mbappe pretendon se këto të drejta i lindën pas rinovimit në maj të 2022.
Në anën tjetër te Paris Saint Germain thonë se Mbappe kishte rënë dakord me presidentin Nasser Al Khelaifi në gusht të 2023 se do të hiqte dorë nga këto pagesa dhe që kishte njohur me deklaratat e tij në janar të 2024.
Por Liga Franceze e Futbollit gjykon se marrëveshjet verbale nuk kanë vlerë. Kylian Mbappe u largua verën e këtij viti nga PSG pas 7 sezonesh dhe firmosi me parametër zero për Real Madrid.
Tv Klan