Si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor dhe erës së fortë në det tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar ditën e sotme lundrimet në nisje.

Në këto kushte pasagjerët që kishin planifikuar udhëtime ditën e sotme në këtë linjë janë lajmëruar për pezullimin e lundrimit.

Ndërkohë që trageti i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut. Kapiteneria e Portit bën të ditur se lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut të shtunën.

Tv Klan