Këtë të shtunë trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë listën e futbollistëve që ka ftuar për të nisur përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2026.

Tekniku do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp.

Ndërsa pas ndeshjeve të fundjavës që do të kenë me klubet e tyre në Europë, lojtarët do të nisin zyrtarisht përgatitjet për sfidën e parë, atë me Anglinë që do të mbahet më 21 Mars në Wembley.

Kombëtarja është pjesë e Grupit K, ku veç Anglisë kundërshtarë janë edhe Serbia, Letonia dhe Andorra.

Tv Klan