Dy fusha të reja me bar artificial i janë shtuar Shkodrës, njëra prej tyre në fshatin Juban ku u krijua ekipi i parë i vajzave në Shqipëri.

Këto investime ku kontributin e saj ka dhënë edhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë një mundësi më shumë për stërvitjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Synimi sipas kreut të FSHF-së, Armand Duka është edhe ndërtimi i një fushe tjetër stërvitore me bar natyral që do të shërbejë edhe për kampionatin Europian U21 që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

“Projekti është akoma më i madh këtu. Ne do na duhet që të fillojmë sa më shpejt fushën me bar natyral sepse është një nga kushtet për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian 2027 në Shkodër”, tha Duka. 

Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës, duke rinovuar dhe ndërtuar fusha stërvitore dhe stadiume në të gjithë vendin.

Tv Klan