Për dy ditë me radhë, anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik socialistë u mblodhën në ish-pallatin mbretëror për të hartuar programin dhe strategjinë elektorale.

Në afro 13 orë u dëgjuan të gjithë ministrat që raportuan për punët e bëra dhe prioritet që kanë vendosur të përmbushin brenda këtij viti e që do të jenë dhe premtimet e fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Por gjithashtu është bërë dhe një analizë 12-vjeçare e qeverisjes të tre mandateve.

Në ballafaqimin informal është vendosur dhe për hartën e takimeve, por dhe listën e drejtuese të PS-së që do të takohen me shqiptarët e diasporës, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës në garën e parlamentarëve.

Për listat e kandidatëve për deputetë nuk është diskutuar gjatë këtyre dy ditëve. Duke nisur nga dita e nesërme e deri të mërkurën e 12 Marsit kur skadon afati për dorëzimin e listave në KQZ, Rama do të takohet me çdonjërin nga drejtuesit politik për të shqyrtuar propozimet e tyre.

Vetem pasi emrat të marrin konfirmimin e tij do të miratohen formalisht dhe nga kryesia socialiste pasditen e të mërkurës.

Tv Klan