Ylli i grupit koreono jugor “Blackpink”, Jennie publikoi albumin e saj të shumëpritur solo “Ruby” dhe debutoi këngën e saj “Just Jennie” këtë të premte.

Ky projekt me 15 këngë përfshin bashkëpunime me artistë të njohur si Childish Gambino, Dua Lipa, Kali Uchis etj.

Këtë album vetë artistja e ka quajtur simbol të rritjes së saj si artiste dhe përmes zërit dhe vizionit personal.

Jennie, emri i vërtetë i së cilës është Jennie Kim, nënshkroi një marrëveshje, si artiste solo me Columbia Records në bashkëpunim me shtëpinë e saj muzikore Odd Atelier në Shtator të vitit të kaluar.

Për projektet e fundit muzikore kengëtarja do të performojë në skena të mëdha ndërkombëtare.

Tv Klan