Në një intervistë të gjatë ekskluzive për emisionin Belve, të transmetuar në Rai2, Fedez ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Chiara Ferragni.
Për të ashtuquajturën skandali i Pandoros dhe përfundimin e martesës së tij, reperi thekson se një situatë e tillë ndikoi në romancën e tyre.
Po ashtu, tregoi se jeta e tij me Chiara Ferragnin kishte probleme, pasi ajo kishte një rutinë të ngjeshur, kurse atij i pëlqente qetësia e shtëpisë së tyre.
Chiara Ferragni, blogerja e famshme italiane, në Dhjetor të vitit 2022 promovoi një produkt të ri, në bashkëpunim me kompaninë Balocco.
Bëhej fjalë për një panettone, që sigurisht do mbante emrin e Chiaras sipër dhe kushtonte 9 Euro, ndërkohë që çmimi normal për një ëmbëlsirë të llojit të tillë është 4 Euro. Qëllimi për këtë rritje çmimi ishte që të ardhurat e marra nga shitja e këtij produkti të shkonin për bamirësi në një spital fëmijësh, pra çmimi justifikohej disi.
Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milion Euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi.
Vetë Fedez thotë se për skandalin përgjegjësitë nuk shkojnë vetëm tek ish-partnerja e tij por edhe menaxherët e blogeres së njohur.
Klan News