Pas dëshmisë ‘bombë’ të ish-gruas së tij, Chiara Ferragni për tradhtinë, Fedez ka reaguar për herë të parë. Në rrjetet sociale, ai është ndalur në disa pika për të dhënë sqarimet e tij mbi skandalin se kishte menduar që ta braktiste Chiara pak përpara se të ngjitej në altar. Ai e quan një ide qesharake dhe thotë se ajo do të jetë gjithnjë e rëndësishme për të.
Fedez thotë se takimi me Angelica Montini ka ndodhur disa muaj para dasmës, por secili ka vazhduar rrugën e tij. Ritakimi me të ka ndodhur kur martesa e tij kishte pësuar kriza të thella të pashlyeshme.
“Ideja që mendova të lija gruan time gjatë dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë, është thjesht qesharake. Zgjodha Chiara me bindje, e desha, u martova pa hezitim dhe ndërtuam një familje së bashku. Pavarësisht konflikteve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua sepse është nëna e fëmijëve të mi. E takova Angelica-n disa muaj para dasmës, u larguam nga njëri-tjetri për t’u fokusuar në jetët tona. U riafrova me të në një moment vështirësie personale, pa pasur ndonjë plan të paramenduar, por kur martesa tashmë ishte përballur me kriza të thella, të cilat nuk ishim në gjendje t’i zgjidhnim edhe pasi u përpoqëm.”
Fedez nuk e bën t qartë kur nisi kjo lidhje apo kur përfundoi saktësisht, por ka qenë Angelica ajo që i ka dhënë fund. Gabim tijin ai cilëson rrëfimin te Fabrizio Corona.
“Kur Angelica vendosi t’i jepte fund lidhjes sonë, mes shumë gabimeve që bëra, ndava mendimet me Fabrizio-n dhe një mike të përbashkët të të dyve. Një budallallëk në një moment dobësie dhe brishtësie, për të cilën paguaj pasojat, por hedh poshtë çdo teori konspiracioni apo manipulimi. Jam përpjekur t’i shmang këto lajme në çdo lloj forme, siç mund ta provoj lehtësisht. Lajme që gjtihashtu më dëmtojnë mua, do të theksoja”.
Në këtë linjë, Fedez shton se jeta e tyre private s’duhet të përdoret për vëmendje.
“Nuk kam qenë kurrë një shenjtor, por jeta jonë private nuk mund të bëhet pretekst për të ndërtuar rrëfime apo për të larguar vëmendjen nga diçka tjetër. E gjithë kjo nuk po i bën mirë askujt, as Chiara, as mua, as njerëzve të tjerë të përfshirë.”
Këngëtari përmbyll duke renditur disa pika. Ai thotë se ka mësuar nga kjo histori dhe ka paguar për të. Tani fokusi i tij kryesor janë vetja e fëmijët dhe spektaklin ua ka lënë të tjerëve.
“Sot do të vendos disa pika. Kam bërë një gabim, kam paguar, do të vazhdoj të paguaj, mund edhe të kem mësuar pak. Unë largohem nga një mënyrë e paraqitjes që nuk më përket më dhe ndoshta nuk më përkiste kurrë. E di si funksionon kjo lojë: për vite kam qenë pjesë e saj, tani mendoj për veten dhe fëmijët e mi. Të tjerat ua lë atyre që kanë nevojë për këtë lloj spektakli. Sa më shumë që të jetë e mundur, dua të zgjedh realitetin.”
/tvklan.al