Prej ditësh mediat italiane po nxjerrin detaje të reja të marrëdhënies mes Chiara Ferragni dhe Fedez. Të martuar që në vitin 2018, me një divorc që erdhi vitin e kaluar, duket se historia mes të dyve nuk ka qënë kurrë e qetë.

Teksa Fedez akuzohet se e ka tradhtuar gjatë martesës me Angelica Montini, tashmë Fabrizio Corona, gazetari i njohur italuan bëri të ditur Chiara kishte një lidhje me këngëtarin Achille Lauro. Ky i fundit ka reaguar për këto thashetheme gjatë një konference për shtyp.

“Për fatin tim, unë ende jetoj në një botë plot ëndrra dhe ëndërrimtarë. Thashethemet ua lë atyre që ju duhet vetëm kaq që të ekzistojnë’, u shpreh ai duke u përpjekur të distancohet nga zhurma mediatike teksa theksoi se të tilla aludime që prekin privatësinë e të tjerëve janë tema sensitive që duhen trajtuar njësoj si dhuna.

Këngëtari, i cili konkurron në Sanremo duket se dëshiron të distancohet nga thashethemet që qarkullojnë javët e fundit në mënyrë që performanca e tij të mos ndikohet nga çështje të tjera që nuk kanë lidhje me muzikën dhe pjesëmarrjen e tij në Festival.

Nga ana tjetër, Chiara Ferragni ka ndërmarrë veprime ligjore kundër paparacit, Fabrizio Corona, duke kërkuar më shumë se 1.1 milion Euro dëmshpërblim për shpifje.

Klan News