Chiara Ferragni ka bërë një reagim të befasishëm duke thyer heshtjen mbi Fedez. Blogerja italiane ka zbuluar detaje të pathëna mbi marrëdhënien e tyre dhe krizat që çuan deri në ndarje. Sipërmarrësja thotë se ka duruar gjatë pasi besonte te sakrifica për familjen por nuk do ta bëjë më.
“Kam zgjedhur të hesht në këto muaj për të mbrojtur veten dhe familjen time në dy çështje që më kan% shenjuar thellë: nga njëra anë ajo profesionale për të cilën do të bëj gjithçka kam në dorë për të faktuar argumentet e mia dhe të provoj pafajësinë time; dhe nga ana tjetër, ajo private për të cilën tani, nuk do të hesht më.
Kam jetuar 7 vite një marrëdhënie në të cilën kam dashuruar siç unë dashuroj, pa frena dhe me gjithë qenien time. Kam dashuruar edhe kur kishte shumë arsye për të hequr dorë, kam duruar situata në të cilat do t’i kisha thënë çdo shoqeje “mos e lër askënd të ta bërë këtë’ sepse për mua dashuria ishte edhe:
Të sakrifikosh. Të zvogëloja vazhdimisht respektin e munguar dhe të justifikoja sjelljet e gabuara për të mbrojtur palën tjetër, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur çiftin. Sepse unë e kam konsideruar gjithnjë veten të fortën, të pavarurën, atë që duhet të luftonte për këdo.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/01/chiara-4-576x1024.jpg)
Ferragni tregon se zbuloi tradhtitë e Fedez gjatë një prej periudhave më të vështira të jetës. Pak ditë para Krishtlindjeve të vitit që lamë pas, ai e telefonoi duke i rrëfyer se kishte menduar ta linte në altar nëse e dashura e tij me të cilën kishte folur para se të ngjitej, do t’ia kërkonte.
“Kështu që nuk kam thënë asgjë edhe kur po braktisesha nga një ditë në tjetrën në periudhën time të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar, kur mezi ngrihesha nga krevati. Kam dëgjuar shumë herë që e përzura unë atë nga shtëpia, por nuk u tha kurrë se unë e nxora nga shtëpia pasi zbulova një tradhti ato ditë (një nga të shumtat natyrisht) dhe nuk u tha kurrë që ai nuk hezitoi të shfrytëzonte momentin që të mos njollosej nga ‘dëmtimi i imazhit tim’. Nuk thashë asgjë publikisht në muajt që pasuan, as pasi zbulova se gjithçka ndodhte pas shpinës sime teksa unë përpiqesha ta nxirrja atë nga gjithë momentet e tij të errëta, pa ditur asgjë. Nuk thashë asgjë publikisht edhe kur pak ditë përpara Krishtlindjeve të 2024-ës, Federico më telefonoi (duke e ditur mirë që po fliste me mua) dhe pranoi për herë të parë që historia me të dashurën e tij vazhdonte që prej vitit 2017 si dhe kishte menduar që të mos martoheshim pak ditë përpara dasmës, por më pas nuk dihej si të tërhiqej pas në syrin publik.
Chiara thotë se pas kësaj volli, duke kuptuar se gjithçka që kishte përjetuar kishte qenë tallje, por gjithçka e vuajti në heshtje. Ajo shkruan se dëshironte të kthente faqen sepse ka dy fëmijë të cilët do të dëgjojnë çfarë prindërit e tyre thonë për njëri-tjetrin dhe do të vuajnë nga deklaratat.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/01/chiara-3-685x1024.jpg)
Chiara nuk kursen as një sulm për Fabrizio Corona, i cili ka publikuar detaje private për jetën e çiftit. Ajo e akuzon atë se orkestroi gjithçka që kriza martesore të bëhej publike.
Ky i fundit ka publikuar audio, foto e video të identitetit të vajzës pas së cilës Fedez ‘çmendej’,një biznesmene e quajtur Angelica Montini. Ata kishin pasur një raport përpara se ai të dashurohej me Chiara, por më pas folën dhe u takuan gjatë dasmës. Chiara e mësoi rastësisht këtë tradhti.
“Detajet si telefonata ndaj saj vetëm pak përpara se të ngjitej në altar duke i thënë se do t’i mjaftonte një pohim i saji për të lënë gjithçka apo t’i kujtoheshin mesazhet e saj në shtratin e spitalit teksa aty ndodhesha unë duke i shtrënguar dorën dhe lutur që e keqja të vinte te unë në vend të tij që mos ta shihja të vuante, janë shumë të dhimbshme”.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/01/chiara-2-590x1024.jpg)
Në fund, ajo shprehet e vendosur për të ecur përpara. Chiara thotë se është krenare që ka dashuruar pa kushte, edhe pse nga pala tjetër nuk ka qenë e njëjta gjë.
“Kam qëndruar e heshtur për shumë tema dhe shpifje për të vazhduar që të shtirem sikur s’ka ndodhur asgjë, lidhja ime me Federico ishte e vërtetë për mua, nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie të hapur (ishte dukshëm e hapur vetëm për palën tjetër pa qenë unë në dijeni) dhe pavarësisht të gjithave, jam krenare që kam dashur pa kushte. Më vjen keq që për palën tjetër unë kam qenë një njeri për t’u tallur dhe përdorur sipas dëshirës, por ndonjëherë është mirë të hapësh sytë, të kuptosh pasojat, të vuash, të ngrihesh dhe të kuptosh që meriton diçka ndryshe. Një dashuri ndoshta jo të përsosur por të paktën të vërtetë dhe të përjetuar njësoj nga të dyja palët. E uroj për veten dhe për të gjithë ju sepse është më e pakta në këtë kaos që quhet jeta jonë”.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/01/chiara-1-582x1024.jpg)
/tvklan.al