Chiara Ferragni është e dashuruar si kurrë më parë. Sipas asaj që raporton revista e përjavshme “Oggi”, blogerja italiane është çmendurisht e dashuruar me Silvio Campara, CEO i një marke veshjesh që ajo takoi në Forte dei Marmi këtë verë.

Chiara Ferragni është e bindur për këtë marrëdhënie, e cila sipas mediave italiane është mjaft serioze, por i dashuri i saj aktual nuk dëshiron që ata të dalin në publik si çift.

Ngurrimi i sipërmarrësit italian është edhe për shkak të problemeve ligjore me të cilat ai përballet për shkak të ndarjes nga ish-bashkëshortja, Giulia Luchi, me të cilën ka dy fëmijë.

Jo vetëm kaq, por sipërmarrësi italian preferon ta mbajë jetën e tij private larg publikut. Kujtojmë se blogerja e njohur i mori bashkëshortin mikeshës së saj Giulia Luchi me të cilën tashmë i ka dhënë fund miqësisë pasi kjo e fundit zbuloi flirtin mes tyre.

Klan News