Federata e Futbollit prezantoi fanellat e reja që lojtarët e Kombëtares do të veshin që në ndeshjen kundër Anglisë, e para e kualifikueseve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Fanellat e reja përbëhen nga një grafikë e veçantë e stampuar, e cila, duke nisur nga simboli i shqiponjës dykrenore, përfshin një seri të pasur referencash të elementëve natyrorë dhe kulturorë karakteristikë të Shqipërisë.
Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është në ngjyrën tradicionale të kuqe.
Një ndër elementët e uniformave të lojtarëve vijon të mbetet fraza “Ti Shqipëri, më jep nder”.
Si të gjitha produktet e realizuara nga sponsori teknik kombëtares Macron, uniformat janë prodhuar me materiale të ricikluara.
Teknologjia e thurjes së copës siguron lehtësi dhe frymëmarrje të lartë. Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare kanë dalë edhe në shitje online dhe në dyqanet fizike.
Tv Klan