Sulmuesi: Më në fund jam këtu, më prisni në “San Siro”
Zlatan Ibrahimoviç mbërriti mesditën e së enjtes në Milano. Në aeroport kishin dalë disa qindra tifozë, të cilët e pritën me brohoritje.
Një rikthim për sulmuesin suedez, i cili luajti te Milan nga 2010 – 2012. Ibra dha mesazhin e parë për faqen zyrtare të klubit.
“Më në fund jam këtu, më prisni në “San Siro” që ta bëj që të festohet si dikur”.
Zlatan Ibrahimoviç do të dalë në orën 10:00 të ditës së premtes në konferencë për të treguar gjithçka rreth zgjedhjes për të luajtur me Milan në moshën 38-vjeçare.
Ibrahimoviç firmosi deri në fund të këtij sezoni me mundësi rinovimi dhe për të ardhshmin.
Tv Klan