Prokuroria e Romës ka nisur një hetim ndaj Kryeministres së Italisë, Xhiorxhia Meloni për shpërdorim të detyrës lidhur me vendimin për kthimin në Libi të komandantit Al-Masri, në një kohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës kishte një urdhër-arresti ndaj tij për krimet kundër njerëzimit.
Meloni në një video të postuar në rrjetet sociale tha se kërkesa për arrestimin nga Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk ishte dërguar në Ministrinë italiane të Drejtësisë, dhe si pasojë, Gjykata e Apelit në Romë vendosi të mos e konfirmonte urdhrin për arrestim.
Meloni theksoi se ajo nuk është e shantazhueshme dhe se nuk frikësohet. Sipas saj, ky mund të jetë një sulm nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë. Po ashtu, nën hetim janë edhe Nënsekretari i Brendshëm, Alfredo Mantovano dhe ministrat e Drejtësisë, Carlo Nordio, dhe të Brendshëm, Matteo Piantedosi.
Tv Klan