Te Milani kanë pretendime për gjykimin, kryesisht për ndeshjen ndaj Empolit. Arbitri Pairetto fali një karton të kuq për vendasit, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Kyle Walker.

Gjithashtu ai në pjesën e dytë ndëshkoi me karton të kuq Tomori-n, në një aksion ku ishte pozicion jashtë loje i paakorduar nga anësori.

Në lidhje me këto, Zlatan Ibrahimovic deklaroi se klubi do të bëjë një ankesë në Shoqatën e Arbitrave.

“Unë i thashë Pairettos që kërkoj vetëm respekt për Milanin dhe lojtarët tanë. Isha i befasuar që lojtarët tanë nuk reaguan fort ndaj faullit të Walker. Nëse gjërat mund të kishin shkuar keq, Walker mund të ishte jashtë për një vit. Për ne gjykimi nuk ishte i pranueshëm. Ne do të dërgojmë një letër në Shoqatën e Arbitrave, ku do të paraqesim pretendimet”, deklaroi Ibrahimovic.

/tvklan.al