Nata e njëmbëdhjetë e “X Factor Albania” në Tv Klan shënon një hap më afër finales për konkurrentët. Kanë mbetur shtatë konkurrentë, por vetëm gjashtë prej tyre presin biletat për në natën e radhës.
Momenti i “showdown”-it vendos dy konkurrentët më pak të votuar nga publiku.
Gara zhvillohet mes “Vashave” nga grupi i Arilena Arës dhe Fortunato nga grupi i Soni Malajt.
“O Zot i madh!”, u shpreh Fortunato pasi mësoi se gjendet në sfidë dhe më pas shprehu ndjesitë për përvojën e kaluar dhe mirënjohjen ndaj publikut e produksionit. E njëjta linjë u ndoq edhe nga “Vashat”, të cilat premtuan se do të dhuronin një performancë të mrekullueshme.
Por cila prej dy performancave të bindte jurinë?
Votimi i jurisë rezultoi balotazh duke i lënë vendin vendimit nga publiku që me diferencë të vogël votash, i jep mundësinë Fortunato-s të vazhdojë garën./tvklan.al