Nata e njëmbëdhjetë e “X Factor Albania” në Tv Klan vendosi Rigersën para një provimi shumë të vështirë muzikor me këngën “And I’m Telling You”. Unanimisht, brohorimat e publikut përkuan me vlerësimet e shkëlqyera të jurisë për konkurrenten.
Mentorja e saj, Arilena Ara që përmbylli edhe komentet e jurisë u shpreh me bindje se kjo performancë “ishte finale”. Sfida e mirëpritur nga Rigersa dhe tashmë e kaluar e ka lënë atë vetëm me një ‘frikë’: çfarë do të bëjnë më tej?
“Rigersa, jo vetëm që ke shkëlqyer sot falë siluetës së bukur të fustanit që ti ke veshur, nuk ke shkëlqyer, ke bërë një performancë që sot ke fituar ‘X Factor’-in, zemër. Unë nuk e di kudo të mbërrijmë. ‘And I’m Telling You’ është një nga provimet më të vështira që në qoftë se do të testosh një vokalist, i jep atë këngë dhe po e çoi sfidën deri në fund, do të thotë që është artist me ‘A’ të madhe. Unë e kam propozuar për ta dhënë këtë këngë për të sfiduar ty dhe ti ke qenë si gjithmonë e patrembur, por për herë të parë ke thënë që nuk e di a do e mbërrij dot. Unë të thashë që në qoftë se do ta mbërrish ‘X Factor’-in, ashtu sikurse i them çdo konkurrenti të kategorisë sime, atëherë merre këtë këngë dhe bëje. Unë nuk e kisha dëgjuar deri dje në provë gjenerale, e di edhe rastin që ke qenë për herë të parë në historinë tënde e sëmurë, me antibiotikë dhe e theksova për asnjë lloj arsyeje se performanca ishte finale, ishte fitore, ishte finale. Nuk dua të bëj atashime. Unë kam pasur vjet fituesin e ‘X Factor’, Alisin dhe i kam dhënë po këtë këngë në gjysmëfinale. Unë nuk e di tani në këtë javë që jemi, çfarë do të bëjmë bashkë në qoftë se sot shpëtojmë nga ‘showdown’-i, gjë që besoj është e dukshme. Nuk e di çfarë do të bëjmë, ku do të shkojmë më tutje. Unë jam me frikë!”, përfundoi Arilena Ara.
Si të gjithë konkurrentët pararendës, Rigersa duhet të zbulonte tri emrat finalistë ku çuditërisht nuk e përfshiu veten edhe pse ka marrë gjithnjë vlerësime të mira nga juria.
“Për të votuar profesionalisht, Salvatore, jam mes Fortunatos dhe Petros, por Fortunato dhe një prej vajzave”, tha Rigersa./tvklan.al