Papa Françesku, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, ka pesur një krizë “të izoluar” të frymëmarrjes në spitalin “Xhemeli”. Selia e Shenjtë njoftoi se kriza e bronkospazmës filloi pasditen e kësaj të premte.

Kjo krizë ishte e ndryshme nga ajo e së shtunës, ku në të dyja rastet ishte krizë respiratore, por këtë të premte u pasua me bronkospazmë dhe të vjella. Mjekët e spitalit “Xhemeli” kanë deklaruar se duhen 24 deri në 48 orë për të vlerësuar gjendjen e pasojat e Atit të Shenjtë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Papa nuk është i intubuar, por se i është vendosur një maskë për furnizimin me oksigjen.

Papa Françesku prej katërmbëdhjetë ditësh ndodhet i shtruar në Poliklinikën “Xhemeli”. Testet laboratorike treguan se pneumonia i preku të dyja anët e mushkërive.

Ai kaloi një bronikt astmatik dhe një infeksion polimikrobik, ndërsa mjekëve u është dashur të përdorin tek ai edhe antibiotikë.

Tv Klan