Blerja e Khvicha Kvaratskhelia ka trazuar jo pak ujërat në futbollin francez. PSG pagoi 70 milionë Euro për kartonin e gjeorgjianit nga Napoli, për të detyruar kundërshtarët që të ndërmarrin edhe hapa ligjor.

Lyon ka vendosur t’i drejtohet komisionit ligjor të Ligue 1, duke evidentuar burimin e financimit të këtij shpenzimi. Siç raportohet nga L’Equipe, në një email dërguar komisionit të garave Presidenti i Lyon shkroi se transferimi i Kvaratskhelia në PSG u bë i mundur vetëm falë financimit të klubit në kundërshtim me rregulloren që ndalon subvencionet e jashtme. Kapitull që shton akoma dhe më shumë përplasjet mes dy klubeve

Sipas Lyon regjistrimi i Kvaratskhelia si lojtar i PSG-së shkel rregullat e vetë LFP-së. Textor ka kritikuar rregullisht financimin e PSG-së përmes pronarëve të tyre nga Katari.

Madje amerikani kërcënoi se do ta çonte çështjen në Gjykatën Europiane. Ndërsa Lyon ka kontestuar zyrtarisht pjesëmarrjen e Kvaratskhelia, PSG nga ana e tij ka sfiduar zyrtarisht me Thiago Almada.

Argjentinasi u bashkua në Janar në formulën e huazimit nga klubi partner Botafogo, pavarësisht se Lyon e kishte të bllokuar merkaton.

Klan News