Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 11 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 11 Shkurt 2025
Rama: Nuk do ta shkarkoj Veliajn. Hetim jashtë shinave kushtetuese, arrestim pa gjyq.
Kryeministri Rama deklaron se nuk do ta shkarkoje nga detyra Erion Veliajn. Ne nje prononcim per Televizionin Klan ia tha se hetimi eshte jashte shinave kushtetuese, se Veliaj u arrestua pa gjyq dhe se Partia Socialiste do te kete nje strategji te re per SPAK-un.
Veliaj: Akuzat, sajesa të një prokurori pervers. Detyrat i delegohen nënkryetares Ristani
Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj reagoi serish nga qelia, duke thene se akuzat kunder tij jane nje histori e sajuar nga nje prokuror pervers. Drejtimin e Bashkise se Tiranes, ne mungese te tij, do ta marre nenkryetarja Anduela Ristani.
Berisha: Rama, i terrorizuar pas arrestimit të Veliajt. Nuk do të bashkëpunoj me të kundër SPAK-ut
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, thote se kryeministri Rama u shfaq i terrorizuar pas arrestimit te kryebashkiakut Erion Veliaj. Por ai hodhi poshte cdo insinuate per te bashkepunuar me Ramen kunder SPAK-ut.
TI: Shqipëria, përmirësim në luftën kundër korrupsionit. SPAK dhe GJKKO kanë fituar besimin e qytetarëve
Shqipëria përmirëson pozicionin e saj në luften kunder korrupsionit. Ne raportin e “Transparency International” vlerësohet puna e SPAK dhe Gjykatës se Posacme, për të cilët thuhet se kanë fituar besimin e publikut.
Nis në Kosovë numërimi i votave për kandidatët. BE vlerëson procesin: Zgjedhjet ishin të qeta
Nis ne Kosove numerimi i votave per kandidatet, nderkohe qe pritet ardhja e te gjitha votave te diaspores. Bashkimi Europian vlereson procesin zgjedhor te se dieles duke vene theksin se votimet u zhvilluan ne nje situate te qete.
Trump, ultimatum Hamasit: Të lirojë të gjitha pengjet ose ferri bie mbi të
Presidenti amerikan Donald Tramp i vendosi ultimatum Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet izraelite brenda të Shtunës. Në të kundërt, i paralajmeroi se “i gjithë ferri do të shpërthejë mbi ta”.