Raportim Live
22:58, 12 Shkurt 2025

Ajola Xoxa del nga SPAK, hesht para gazetarëve

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë nga ambientet e SPAK rreth orës 22:47 pas një seance gjyqësore maratonë të mërkurën. Lexo më shumë

22:06, 12 Shkurt 2025

Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

download app
21:51, 12 Shkurt 2025

GJKKO konfirmon “arrestin në burg” për Erion Veliajn, Ajola Xoxa në “detyrim paraqitje”

Vendimi i GJKKO për masat e sigurisë:

1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Krimin e Organizuar.

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

20:26, 12 Shkurt 2025

Veliaj ofron garanci pasurore

Burime brenda seancës bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se avokatët e Erion Veliajt kanë kërkuar lirimin e tij nga qelia kundrejt garancisë pasurore. Kurse Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës arrest në shtëpi, në detyrim paraqitje. Pritet vendimi i gjykatës.

20:20, 12 Shkurt 2025

Zbardhen diskutimet në seancë, Veliaj: Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend

“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë”, kështu mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në seancë gjyqësore.

Më tej, ai ka thënë se i ka hyrë në hak familjes duke shtuar se ka punuar edhe për festa dhe të shtunave e të dielave.

Erion Veliaj: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sotLexo më shumë

19:24, 12 Shkurt 2025

Pritet vendimi i gjykatës

Përfundon seanca, trupa gjykuese tërhiqet për vendim. Gjyqtari Erjon Bani është tërhequr në Dhomë Këshillimi për vendimin nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë të cilat i ka firmosur në mungesë, apo do t’i ndryshojë.

Kujtojmë se Erion Veliaj ka masë sigurie arrest në burg, biznesmeni Elman Abule arrest në burg, Ajola Xoxa arrest në shtëpi dhe 5 biznesmenë të tjerë janë me masë detyrim paraqitje.

19:13, 12 Shkurt 2025

Vijon seanca në GJKKO, çfarë ka ndodhur mes Veliajt dhe prokurorit Ols Dado

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon prej disa orësh seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci që po ndjek situatën në GJKKO, bën me dije se në seancë ka patur debat për një çështje që sipas Erion Veliajt, njëri nga prokurorët e dosjes Olsi Dado ka marrë leje ndërtimi në Tiranë. Por gazetarja Daci, raporton se sipas verifikime, prokurori Dado ka dhënë për zhvillim pronën e tij ndërkohë që zhvilluesi është subjekt tjetër.

Gjatë debatit ka ndërhyrë gjyqtari Erjon Bani që i kërkoi Erion Veliajt të ketë kujdes me tonin e zërit dhe mënyrës si i drejtohet prokurorit të çështjes. Ndërkohë, Veliaj ka mohuar që të ketë konsumuar elementët e veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të butë.

Kujtojmë se Erion Veliaj ka masën e sigurisë arrest në burg, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa arrest në shtëpi, biznesmeni Elman Abule arrest në burg dhe 5 biznesmenë të tjerë detyrim paraqitje.

Dy prokurorët e kësaj dosje janë Ols Dado dhe Altin Dumani.

17:09, 12 Shkurt 2025

Mbështetësit e Veliajt vijojnë protestën para SPAK

17:08, 12 Shkurt 2025

Veliaj dhe Xoxa kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë

Gazetarja Glidona Daci e cila po ndjek nga afër seancën gjyqësore, raporton se Veliaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me argumentat e dhëna nga prokurorët dhe se nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

Qëndrim mohues ka mbajtur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa e cila ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë duke thënë se ka një fëmijë të mitur dhe duhet ta shoqërojë në shkollë apo për nevojat që mund të ketë i biri.

16:05, 12 Shkurt 2025

Gazetarja Bleona Metushi raporton mbi të rejat nga seanca gjyqësore

9:42, 12 Shkurt 2025

Vendimi i Gjykatës: Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, lirohet Ajola Xoxa

erion veliaj dhe ajola xoxa ne GJKKO