Juventus-Inter është padyshim supersfida e fundjavës në Serinë A. Derbi i Italisë, premton spektakël, por edhe luftë sportive në fushë.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 16 Shkurt, ndërsa është zgjedhur edhe arbitri që do të vendosë drejtësi.

Maurizio Mariani

Takimi do të gjykohet nga Maurizio Mariani. Ky i fundit ka drejtuar edhe më parë një përballje mes këtyre dy skuadrave, në Shkurt vitin 2021, në sfidën që u mbyll në barazim pa gola dhe në Tetor të atij viti, në takimin e mbyllur 1-1.

Giallitini dhe Colarossi do të jenë asistentë, ndërsa Mazzoleni do të jetë në VAR. /tvklan.al