Egjipti dhe Katari janë duke intensifikuar përpjekjet diplomatike për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.
Kjo ka ardhur pasi ekziston frika për një rifillim të mundshëm të luftës pasi kabineti i sigurisë së Izraelit ka mbështetur kërkesën e Presidentit Trump që të gjitha pengjet e mbetura të kthehen të shtunën.
Palestinezët dhe familjet e pengjeve izraelitë thonë se kanë frikë nga një rënie e mundshme e armëpushimit, ndërsa atmosfera në Gaza është e dominuar nga tensioni.
Ndërkohë, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu nuk specifikoi nëse ai po kërkon lirimin e të 76 pengjeve të mbetura, apo vetëm të 3 prej tyre që do të lirohen këtë të shtunë.
Nga ana tjetër, Hamasi është përgjigjur duke thënë se mbeten të përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se Izraeli do të jetë përgjegjës për çdo ndërlikim./tvklan.al