Raportim Live
23:02, 6 Nëntor 2024

Kamala Harris mban fjalimin pas humbjes: Duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve

Kamala Harris është ngjitur në podiumin e Howard University në Uashington për të mbajtur fjalimin e saj.

Zëvendëspresidentja u prit me duartrokitje të shumta teksa u buzëqeshi mbështetësve të saj e shoqëruar nga kënga “Freedom” e Beyoncé që u kthye edhe në himnin e fushatës.

“Zemra ime sot është plot”, ishte nisja e fjalimit të Harris. “Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot me vendosmëri”.

Ajo vijon duke thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai për të cilin kishte shpresuar e luftuar.

“Drita e Amerikës së premtuar do të ndriçojë përgjithnjë për sa kohë ne nuk dorëzohemi kurrë dhe sa kohë ne vazhdojmë të luftojmë”. Lexo më shumë

21:06, 6 Nëntor 2024

Biden uron Trumpin për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka telefonuar Presidentin e sapozgjedhur nga amerikanët, Donald Trumpin për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për një takim. Stafi i tij do të koordinojë një datë specifike për një takim me Trump në të ardhmen e afërt.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden shpreh angazhimin e tij për të siguruar një kalim detyre nga ai tek Trump të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për vendin. Biden do t’i drejtohet gjithashtu kombit amerikan nesër për të dhënë një deklaratë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve…Lexo më shumë

20:03, 6 Nëntor 2024

Kamala Harris telefonon Trump, e uron për fitoren në Presidencialet 2024

Kamala Harris ka telefonuar Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Mediat e huaja raportojnë se Harris zhvilloi një bisedë telefonike ku diskutuan edhe për transferimin paqësor të pushtetit. Lexo më shumë

18:28, 6 Nëntor 2024

Netanyahu telefonon Trumpin pas fitores në Presidencialet 2024

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka telefonuar Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministrit izraelit.

“Biseda ishte e ngrohtë dhe e përzemërt. Kryeministri e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje dhe të dy ranë dakord të punojnë së bashku për sigurinë e Izraelit. Të dy diskutuan gjithashtu kërcënimin iranian”, tha një zëdhënës i kryeministrit Netanjahu…Lexo më shumë

17:21, 6 Nëntor 2024

Fitorja e Trump, reagon ish-Presidenti Bush

Ish-Presidenti amerikan George Bush ka përgëzuar Donald Trumpin për fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një letre publike, Bush ka shprehur falenderimet edhe për punën e bërë deri tani nga Presidenti në detyrë Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, e cila garoi për Presidente por humbi përballë Trumpit. Lexo më shumë

17:06, 6 Nëntor 2024

Kamala Harris do të mbajë fjalim publik pas humbjes

Kamala Harris, e cila humbi garën elektorale me Donald Trump, pritet që të mbajë një fjalim pas disa orësh.

Teksa fitorja e Trump është vulosur, Kamala Harris nuk ka bërë ende asnjë reagim. Lexo më shumë

16:40, 6 Nëntor 2024

Kur do të marrë detyrën Trump?

Ish-Presidenti Donald Trump do të betohet në një ceremoni të hënën e 20 Janarit 2025. Megjithatë, përpara kësaj, Kolegji Zgjedhor “hyn në lojë”. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre.

Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet. Kjo konfirmohet pas takimeve të 17 Dhjetorit. Më pas, Kongresi i ri i SHBA mblidhet më 6 Janar për të numëruar zyrtarisht votar e Kolegjit Zgjedhor dhe për të konfirmuar presidentin e ri…Lexo më shumë

15:59, 6 Nëntor 2024

“Amerika zgjodhi president për veten”


Përmes një lidhjeje direkte nga New York, gazetari Blendi Fevziu dhe analisti Berat Buzhala komentuan rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për Fevziun, 3 pikat kyçe në të cilat u bazua fushata e Trump i bëri amerikanët që ta votëbesonin. Fitoren e tij e cilësoi spektakolare.

Të dy ranë dakord në një pikë, që Amerika zgjodhi presidentin e saj dhe jo atë që priste bota.

Berat Buzhala: Unë mendoj që është hera e parë që prej Luftës së DYtë Botërore që Amerika do ndryshojë trajektoren e politikës globale. Amerika s’ka votuar prej pritshmërive të botës ka zgjedhur një President për veten, jo për botën.

Blendi Fevziu: I ka kaluar pritshmëritë tona, por mesa duket jo të amerikanëve sepse me pjesën më të madhe që kam folur, ka pasur pritshmëri për fitoren e Trump. Por atmosfera mediatike ka qenë me Harris...Lexo më shumë

14:02, 6 Nëntor 2024

Trump 2024 shumë herë më i fortë se ai i 2020-ës

Padyshim që Donald Trump u rikthye më i fortë këtë vit, me vendosmërinë për të marrë një mandat të dytë presidencial. Po çfarë kishte ndryshe ai nga 4 vite më parë?

Janë 5 arsye kryesore që i bënë shtetasit amerikanë ta votëbesojnë… Lexo më shumë

13:53, 6 Nëntor 2024

“Respekt të ndërsjelltë e bashkëjetesë paqësore”

Kina tha se shpreson për “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohë pasi Donald Trump siguroi rizgjedhjen si President.

“Politika e Kinës në raport me SHBA është konsistente dhe e qartë. Ne i shohim dhe i trajtojmë marrëdhëniet tona me SHBA nën parimet e respektit të ndërsjelltë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përftim të ndërsjelltë”, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Zyrtarisht, qeveria kineze mbajti një qëndrim neutral ndaj zgjedhjeve duke i cilësuar ato “një çështje të brendshme të SHBA-ve”...Lexo më shumë

9:53, 6 Nëntor 2024

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i SHBA, Kamala Harris pranon humbjen dhe e uron (Të gjitha zhvillimet)

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump