Një hipopotam i njohur si “Moo Deng” i cili është bërë mjaft viral në internet, ka parashikuar fitoren për Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Kujdestarët e hipopotamit në kopshtin zoologjik “Khao Kheow Open” në Tajlandë i ofruan 2 pjata me fruta, ku shkruhej në gjuhën lokale emri i Donald Trump tek njëra dhe Kamala Harris tek tjetra.
Sipas një videoje të filmuar në kopshtin zoologjik, në momentin që e thërrasin kujdestarët, hipopotami shkon drejt e tek pjata ku shkruhet Donald Trump, duke injoruar atë të Kamala Harris.



/tvklan.al