Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku thotë se mezi pret të punojë me Presidentin e 47-të të Amerikës për të përmirësuar më tej partneritetin mes dy vendeve tona.
“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkroi Rama.
Duket se kreu i qeverisë e ka ndjekur nga zyra e tij fjalimin e Donald Trump teksa shpallte fitoren./tvklan.al
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory🇺🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2024
It was a true honor to work alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond between our two countries. I look forward to the great privilege of working with the 47th President to further… pic.twitter.com/mg6lniTER4