Agjentët e FBI-së kanë arrestuar 2 persona në Michigan për kërcënime zgjedhore. “Detroit News” raporton se njëri prej tyre akuzohet për komplot vrasje me objektiv Donald Trump.

I arrestuari, Isaac Sissel, dyshohet se postoi në “Reddit” me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” dhe para hetuesve ka thënë se beson se çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur.

Në çështjen e dytë penale, një 46-vjeçar i quajtur Christopher Clay Pierce, akuzohet për kërcënime zgjedhore lidhur me demokratët gjatë 2 viteve të fundit.

Pierce ishte paralajmëruar më parë nga FBI se ai mund të akuzohej për një krim nëse vazhdon të postonte kërcënime në internet, por vazhdonte të ngacmonte grupin e lidhur me demokratët./tvklan.al