Kabineti i ri i Presidentit Trump
Tashmë që fitorja e Trump është mëse e sigurt në qarqet e lëvizjes së tij MAGA (Make America Great Again) po përfliten emrat se kush mund të jetë pjesë e administratës së tij të re. Presidenti e ka konsideruar kabinetin e tij të fundit në 2017 si gabimin më të madh të qeverisjes së tij. Shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Trump u grindën me Presidentin madje e kritikuan më pas atë publikisht.
Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, e quajti atë fashist. Ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence nuk pranoi ta mbështeste. Po ashtu edhe ish-Sekretari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.
“Gabimi më i madh që bëra ishte zgjedhja e disa njerëzve që nuk duhej t’i kisha zgjedhur kurrë ka,” deklaruar Trump kohët e fundit… Lexo më shumë
Rusia e hapur për dialog pas fitores së Trump
Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit mund të marrin drejtim tjetër. Për Kremlinin bashkëpunimi mes dy vendeve janë në pikën më të ulët, por sërish Moska është e hapur për dialog.
“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në një luftë kundër shtetit tonë. Është pothuajse e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej pasi marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët. Çfarë do të ndodhë më pas do të varet nga lidershipi i ardhshëm i SHBA”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov…Lexo më shumë
Kurti uron Trump
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe”, shkruajti Kurti në një postim në X.
Congratulations President @realDonaldTrump on your electoral victory. The US is a key ally, friend and partner to Kosova and we look forward to working together for progress and peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2024
Shkullaku: Trump mund t’i këpusë një vijë Kosovës dhe…
Sipas gazetarit Armand Shkullaku, Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do ndikojë te faktori shqiptar në rajon. Ai del në këtë përfundim nisur nga mandati i tij i parë si President, kur administrata e Trump anonte nga Beogradi, në raport me Kosovën. Madje, gazetari paralajmëroi edhe shanset për një skenar të frikshëm sa i takon veriut të Kosovës.
“Gjatë kohës së administratës së Trump, ne pamë që në dialogun Kosovë-Serbi i bëri llogaritë shkurt. Kur Evropa nuk ka vend në fushatën e tij, imagjino çfarë rëndësie i jep Kosovës. Një anim fare të qartë të kësaj administrate ndaj Beogradit, Vuçiç e uroi në një kohë me Ramën Trumpin se do ketë më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë dhe një avantazh në raport me Kosovën. Është rrezik sepse në atë kohë kur diskutohej ndarja e Kosovës, tradita e republikanëve ka qenë Gjermania e nominuar për t’i zgjidhur. Nuk është marrë vetë drejtpërdrejt, nxjerrja nga loja e Berlinit zyrtar ishte tërësisht arrogant për t’i dhënë zgjidhje konfliktit në Ballkan pavarësisht kostove tona. Për mua do jetë situatë e vështirë.”…Lexo më shumë
Çfarë po ndodh me tregjet financiare
Tregjet financiare kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas fitores në zgjedhje të Donald Trump përballë Kamala Harris, me ish-Presidentin që do të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në janar.
Rezultatet tregojnë se tregjet amerikane të aksioneve priten të rriten, ndërkohë që në Azi, aksionet në tregun e Hang Seng janë ulur, kryesisht për shkak të frikës se Trump mund të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat kineze, duke rritur tensionet tregtare midis dy ekonomive të mëdha të botës…Lexo më shumë
“Fitorja e Trump, hap mbrapa për demokracinë”
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh gjatë një bisede në Klan News se fitorja e Donald Trump është një hap mbrapa për demokracinë.
Sipas tij, zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ndikojë tek forcat e ekstremit të djathtë jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë.
Për këtë të fundit, sipas Shkullakut, gjatë mandatit të Trump parashikohen vite të errëta.
“Mendoj që për demokracinë është një hap mbrapa”, tha ndër të tjera Shkullaku… Lexo më shumë
Erdogan i lumtur me fitoren e Trump: Besoj te përpjekjet për një botë më të drejtë
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
“Përgëzoj mikun tim Donald Trump që fitoi zgjedhjet pas një sfide të madhe. Shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA do forcohen, në mënyrë që krizat rajonale e globale, veçanërisht problemi me çështjen palestineze dhe lufta në Ukrainë të marrin fund”, shkruan ai në “X”.
“Besoj që më shumë përpjekje do bëhen për një botë më të drejtë”, shton Erdogan.
VOTAT ELEKTORALE
Republikani Donald Trump: 279 vota
Demokratja Kamala Harris: 223 vota
Trump shkon në 279 vota
Sipas projeksioneve më të fundit nga Alsaca dhe Wisconsin, Donald Trump ka shkuar në 279 vota elektorale.
Kujtojmë që sipas sistemit amerikan, çdo shtet ka zgjedhjet e veta elektorale. Më pas, secili prej këtyre shteteve ka një numër të caktuar delegatësh, të cilët vendosen në bazë të madhësisë së popullsisë. Këta delegatë votojnë më pas në atë që njihet si Kolegji Elektoral.
Në total në 50 shtete plus Washington DC janë në lojë 538 vota dhe kandidati fitues duhet të marrë më shumë se 270. Kamala Harris ka vetëm 223, pasi ka fituar vetëm New Hampshire së fundmi duke i dhënë 4 vota të tjera.
Ilir Meta: Fitorja e Trump, mesazh i çmuar për botën
Edhe pse në qeli, një urim për fitoren e Trump ka shkuar edhe nga faqja zyrtare e Ilir Metës.
“Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe dhe rikthim të merituar dhe me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan. Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë. Besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar. Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interes të të dy vende dhe popujve tanë miq”, shkruan Ilir Meta.