Kamala Harris ka telefonuar Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Mediat e huaja raportojnë se Harris zhvilloi një bisedë telefonike ku diskutuan edhe për transferimin paqësor të pushtetit.

Donald Trump u zgjodh si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e tij si president konsiderohet një rikthim i jashtëzakonshëm, pasi humbi ndaj Joe Biden në 2020.

Kamala Harris, pritet që të mbajë një fjalim pas disa orësh. Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

/tvklan.al