Milani ruan kreun e Serie A pas fitores 2-1 në transfertë me Udinese. Goli i parë kuqezi u shënua nga Kessie në minutën e 18-të.
Me fillimin e pjesës së dytë barazimi i skuadrës vendase erdhi me një 11-metërsh të Rodrigo De Pol.
Por ishte Zlatan Ibrahimoviç që solli fitoren me një supergol me roveshatë.
Me këtë fitore që erdhi falë një goli të shpikur nga Ibrahimoviç në minutën 84-t Milani u ngjit në kuotën e 16 pikëve.
Tv Klan