Milan shton konkurencën për Igli Taren. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ish-sulmuesi shqiptar jo vetëm nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave, por në këto momente ka edhe të tjerë pretendent.
Duke iu referuar këtyre burimeve, CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani do të zhvillojë bisedime edhe me të tjerë kandidat për drejtor sportiv.
Markus Krosche, i cili ka punuar te Leipzig nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe për tre vjet ka qenë anëtar i bordit dhe menaxher i përgjithshëm i tregut të Eintrach Frankfurt është në mesin e dëshirave të presidencës amerikane.
Një emër me tepër potencial, teksa në fokusin e Milanit janë edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi dhe D’Amiko. Ndërkaq, eksperienca e suksesshme në radhët e Lazios e bën Igli Taren ndër emrat më të preferuar te Milani.
Zyrtarizimi i marrëveshjes me drejtorin e ri sportiv pritet që të bëhet brenda dy javëve të ardhshme.
Klan News