Një problem kompleks, për të cilin mikrobiologëve iu deshën dekada për të arritur në një zgjidhje përfundimtare, Inteligjenca Artificiale e zgjidhi për vetëm 2 ditë. Shkencëtarët kishin shpenzuar vite duke punuar se pse disa superbakterie janë imune ndaj antibiotikëve.
Pas zgjidhjes që mori shumë 2 kohë, shkencëtarët vendosën që kësaj here të testonin teknologjinë. Ata i dhanë Inteligjencës Artificiale një kërkesë të shkurtër, ku e pyesnin për problemin e baktereve imune ndaj antibiotikëve, më e çuditshmja është që ata morën përgjigje fiks pas 48 orëve.
Për mediat, ata u shprehën të tronditur nga rezultatet që kishte nxjerrë Inteligjenca Artificiale.
Studiuesit për vite kanë punuar për të gjetur se si krijohen disa superbaktere ose mikrobe të rrezikshme që janë rezistente ndaj antibiotikëve. Hipoteza e tyre është se superbakteret mund të formojnë një bisht nga viruse të ndryshme që i lejon ata të përhapen midis specieve. Në mënyrë kritike, kjo hipotezë ishte unike për ekipin hulumtues dhe nuk ishte botuar askund tjetër. Askush në ekip nuk kishte ndarë gjetjet e tyre.
Por, nuk vonuan as 2 ditë dhe Inteligjenca Artificiale për pyetjen e ngritur dha të njëjtën përgjigje që kishte nxjerrë dhe hulumtimi i shkencëtarëve./tvklan.al