Në konferencën për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se edhe Rama u përpoq të merrte meritat për një drejtësi të pavarur si dhe të mbronte Veliajn.

I mori si dekorat meritat e Skapit dhe vetëm ne tha bëjmë gjëra të tilla, vetëm ne socialistët”, tha Berisha.

Ai vijoi akuzat ndaj Veliajt dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa.

Merrni ju seancat e detoksit, 10 mijë euro seanca e detoksit e paguar nga biznesmeni që ndërton në mes të parkut Rinia”, thotë Berisha.

Për kreun e PD, Veliaj duhet të dënohet edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Unë u pyes qytetarët, pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston, aty hetimi u bllokua vetëm për shkak të Edi Ramës”, shprehet Berisha.

Berisha thotë se Rama e donte arrestimin e Veliajt që në muajin dhjetor, edhe pse kjo gjë i dëmton fushatën elektorale.

Rama, sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri, e donte të ngrirë, të hequr qafe. Por duket se nuk e bëri dot atë që donte. Është e përshtatshme për fushatë, kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prap ka një problem këtu, ai nuk do donte kurrë ta linte partinë pa zgjedhjet e Erion Veliajt”, tha Berisha.

Pas arrestimit te Veliajt, Berisha zbuti tonet edhe ndaj SPAK.

Dhe ta dijë çdo njeri që do të zbatojë ligjin, ka respektin dhe mbështëtjen time të plotë absolute”, thotë Berisha.

Një koment pati edhe për reagimin e kreut të qeverisë gjatë bashkëbisedimit me qytetarët mëngjesin e së martës.

Kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit që këtej e quante punëtori i Trumpit, shkallmoj dhe i ra… e humbi dhe iu kthye me grushta tavolinës”, thotë Berisha.

Berisha nuk përjashton mundësinë e protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Berisha shprehet i bindur për fitoren e opozitës më 11 maj, duke thënë se socialistët janë frikësuar nga ardhja e Kris Lacivita, i cili do të drejtoje fushatën e PD.

Klan News