Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Historitë e së enjtes/ Kliton Malaj, një kirurg dentar që nisi punën si student me 80 euro në muaj rrogë në një prej klinikave dentare të Tiranës dhe sot ka ndërtuar një spital dentar ku 50% e klientëve janë shqiptarë dhe 50% të huaj. Është historia e pabesueshme e një njeriu që erdhi të jetonte në konvikt në Tiranë pa pasur asgjë dhe falë dëshirës së tij për të pasur një sipërmarrje, ka arritur të ketë një spital prej 6 katesh në qendër të Tiranës. Historia është interesante sepse tregon dëshirën e një të riu për të çarë në një qytet që nuk e njihte, por ia ka dalë.