Zjarri i dashurisë së tifozëve me Neymar është shuar më shpejt se pritej. Braziliani nuk po jep shkëndijat e duhura në fushën e lojës, për të krijuar jo pak konfuzion.

Performanca e sulmuesit 33-vjeçar ka qenë në nivelin e pritshëm, diçka e reflektuar edhe në barazimin e radhës të Santos në transfertë. Lojtari më i shtrenjtë në botë shpërdoroi jo pak, për të koleksionuar disa rekorde katastrofike.

Në 74 minuta në fushë, Neymar humbi topin 24 herë, nuk arriti të përfundojë asnjë nga 7 tentativat e driblimeve të tij dhe nuk arriti asnjë gjuajtje në portë.

Megjithatë, ai fitoi shumë faulle në favor të skuadrës, por që dështuan për t’i konkretizuar dhe kthyer në gol. Rikuperimi nga dëmtimi duket se nuk është hedhur ende pas krahëve prej tij.

Pasi kaloi një vit jashtë fushës për shkak dëmtimit të ligamenteve, Neymar është në proces të rikthimit në lojë të rregullt. Janë ngritur edhe shqetësimet për gjendjen e tij fizike, të përkeqësuara nga problemet e dukshme dhe mbipeshës.

Mungesa e minutave dhe aktivizimit në javët e fundit ka ndikuar jo pak dhe për këtë shkak, Neymar vendosi të rikthehej te Santos për të arritur formën dhe shpresuar tek një firmë me një tjetër skuadër.

Klan News