Zubin Potoku është qytezë në veri të Kosovës e banuar më shumicë serbe. E njohur më shumë për liqenin e Ujmanit, kjo komunë është përmendur shpesh për trazira, barrikada e së fundmi për shpërthimin që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se situata në këtë komunë aktualisht është më e relaksuar krahasuar me ditët e para kur ndodhi shpërthimi në kanal e që shkaktoi frikë e pasiguri të qytetarët.

Ndërsa punimet pas dëmtimeve në kanal janë duke vazhduar. Ndonëse komunë më shumicë serbe, Krasniqi është zgjedhur kryetar pas bojkotit të serbëve në zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat veriore.

Fillimisht, sikurse ky edhe 3 kryetarët tjerë shqiptarë nuk ishin pranuar nga serbët çka edhe shkaktoi trazira në këto katër komuna në veri, por tash sipas Krasniqit gjithçka i është kthyer normalitetit.

“Fillimi ka qenë i vështirë për shkak të ndikimit të Serbisë të qytetarët në këtë komunë. Nuk kam pas, as nuk kam paragjykim që të kem ndarje etnike kryesisht casje institucionale pa kurrfarë paragjykimi. Fillimi ishte i vështirë. Aktualisht është në casje e pranuar, po vazhdojmë me punën.”

Është një situatë më e relaksuar prej fazës së parë që ishte më e rëndë. Prej gjithë kësaj fatkeqësie është një fat që nuk ka qenë dëmi më i madh. Punimet janë duke vazhduar. Sa i përket sigurisë është situatë e sigurtë nën kontroll, është relaksuar pasi në fillim ishte shqetësim.

Derisa hetimet për sulmin në Zubin Potok ende janë duke vazhduar. Në këto hetime është angazhuar edhe FBI.

Tv Klan