Presidenti serb Aleksandër Vuçiç teksa po udhëtonte me makinën e tij në Mokrin u përball me një incident. Siç vihet re edhe në pamjet e bëra publike, makina e tij bën lëvizje të pakontrolluara në rrugë, teksa një gomë e makinës shkëputet dhe del matanë rrugës.

Vetë Vuçiç del nga makina e blinduar pasi sigurohet nga truprojat e tij përreth. Sipas mediave serbe, pas incidentit Vuçiç është detyruar të hipë në një automjet tjetër dhe ka vazhduar turin e tij në Qarkun Qendror të Banatit.

Për këtë incident, mësohet se ka nisur një hetim nga Ministria e Brendshme për të verifikuar nëse ishte ngjarje e rastësishme. Sakaq, do të hetohen edhe nëse janë marrë masat e duhura për udhëtimin e Presidentit serb.

Tv Klan