Ata ecën në këmbë për rreth 80 kilometra dhe në Novi Sad u mirëpritën nga studentë të tjerë dhe mijëra banorë vendas.
“Ne erdhëm të mbështesim kolegët tanë nga fakultetet e Novi Sadit në protestën e tyre pasi nuk është vetëm protesta e tyre, por edhe e jona. Si vend, ne duhet të jemi të vendosur dhe t’i bëjmë thirrje autoriteteve dhe shtetit që të marrin përgjegjësi morale për tragjedinë”.
Shumë në Serbi besojnë se tragjedia e Novi Sadit u shkaktua nga korrupsioni sistemik në projektet e mëdha të infrastrukturës, veçanërisht ato që përfshijnë kompani të vendeve të treta.
Javët e protestave të udhëhequra nga studentët, më të mëdhatë në Serbi në dekada, vazhdojnë të përbëjnë një sfidë serioze për Presidentin Aleksandër Vuçiç.
Protestat detyruan Kryeministrin Millosh Vuçeviç dhe kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit të japin dorëheqjen në fillim të kësaj jave, ndërsa autoritetet të bënin disa lëshime.
Megjithatë, studentët pretendojnë se kërkesat e tyre janë përmbushur plotësisht, ndaj vazhdojnë protestat.
Prokurorët kanë ngritur akuza kundër 13 personave për shembjen e strehës së stacionit hekurudhor, duke përfshirë një ministër të qeverisë dhe disa zyrtarë shtetërorë. Por ish-ministri i ndërtimit, Goran Vesiç ka dalë nga paraburgimi, duke nxitur dyshimet për pavarësinë e hetimit.
Tv Klan