Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zubin Potok

Qetësi e brishtë në Zubin Potok

Zubin Potoku është qytezë në veri të Kosovës e banuar më shumicë serbe. E njohur më shumë për liqenin e Ujmanit, kjo komunë është përmendur shpesh për trazira, barrikada e së fundmi për shpërthimin që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit. Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se situata në këtë komunë aktualisht është...

Janar 7, 2025

Osmani e Kurti kërkojnë dorëzimin e Radoiçiç nga Serbia

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ia ka prezantuar presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Në takimin që zhvilloi me të, Osmani raportohet të ketë theksuar se lënia në liri e terroristit Milan Radoiçiç në Serbi, është dëshmi që shteti...

Dhjetor 4, 2024
vucic

Sulmi në Zubin Potok, Presidenti Vuçiç: Serbia nuk ka lidhje me ngjarjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk ka të bëjë fare me sulmin që ndodhi në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok të Kosovë, dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina zyrtare. Vuçiç u tha të rinjve të partisë së tij, se në politikë nuk duhet të nxitohesh ndaj nuk kishte reaguar që...

Nëntor 30, 2024

Çfarë dihet deri më tani për sulmin ndaj kanalit të ujit në veri të Kosovës?

Në mbrëmjen e 29 Nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ndodhi një shpërthim që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nuk pati viktima, por kanali...

Nëntor 30, 2024

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Begaj telefonon Osmanin: Akt sabotues dhe terrorist

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas shpërthimit në kanalin ujitës të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Zyra për shtyp e presidencës bën me dije se Begaj dënoi ashpër aktet terroriste që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare të saj. Ai mbështeti Kosovën për...

Nëntor 30, 2024

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut të Kosovës

Dhjetëra automjete të KFOR-it janë nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, drejt Zubin Potokut. Të ndara në dy grupe, lloje të ndryshme të automjeteve të blinduara, përfshirë edhe autoambulancat ushtarake, janë pozicionuar në këtë qytet të veriut. Kjo ndodhi vetëm disa orë pas shpërthimit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, të cilin krerët e shtetit e...

Nëntor 30, 2024

Shpërthimi në kanalin ujitës, mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë. Aprovohen masa shtesë për sigurinë

Pas shpërthimit në kanalin ujitës të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë, qeveria e Kosovës njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku u aprovuan masa shtesë për të përforcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, antena, liqene, kanale dhe trafostacione. Për këtë qëllim, qeveria ka aktivizuar në terren Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë....

Nëntor 30, 2024